Policia e Kosovës arreston një serb i cili ishte në kërkim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, me rrezikshmëri të lartë i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
I njëjti ishte në kërkim nga policia zvicrane por Radulovic kishte zgjedhur Kosovën për t’u strehuar mirëpo falë gatishmërisë dhe profesionalizmit të lartë të Policisë së Kosovës është arrestuar sonte gjatë një operacioni për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuari serb në bashkëpunim ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.
44-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “grabitje të armatosur në një shtet tjetër”.
Me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, përderisa nga autoritetet e Republikës së Kosovës kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij



