Ja ku renditet Sali Berisha në listën e 140 deputetëve fitues

30 prill 2021 | 22:51

Këto janë të vetmet foto që tregojnë ish-kryeministrin Sali Berisha që ka votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Berisha ka një rënie të popullaritetit të tij, pasiqë në këto zgjedhje ka ra në vendin e 40-të ndër të votuarit.

Ndryshe nga votimet e tjera kur ai dilte para kamerave për të folur, këtë herë Berisha ruajti privatësinë.

Ai është zgjedhur deputet i Partisë demokratike dhe në nder të angazhimit si lideri historik i PD, ishte vendosur në vend të sigurt në listë. Por ndryshe nga çfarë pritej, Berisha nuk është në listën e më të votuarve nga mbështetësit e Opozitës.

Në rang kombëtar ai është në vendin e 40 dhe ka marrë sa gjysmën e votave që ka fituar Agron Shehaj, kandidati më i votuar i Partisë demokratike i cili pasohet nga Belind Këllici Luciano Boci që arriti të thyejë listën dhe me 6766 votat Sali Berisha është në vendin e 40.

Në disa zona Berisha është tejkaluar edhe nga kandidatët e rinj, sic ishte Oriela Nebiaj. Ky rezultat i mjaftoi Berishës të ruante mandatin e deputetit por tregoi se mbështetja e tij ka rënë, ndërsa mendohej se mund të ishte kandidati më i votuar i Partisë Demokratike. Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një politikan i quajtur njëlloj si diktatori rus, Jozef Stalin…