Konjufca: Masakra e Studimës është një akt i gjenocidit

02 maj 2021 | 15:05

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, ka përkujtuar sot masakrën e Studimës.

Në 22-vjetorin e kësaj masakre, ai ka thënë masakra e Studimës është një akt i gjenocidit që e ka bërë Serbia mbi popullin shqiptar të Kosovës.

“Këtu në Studime për të nderuar martirët e renë para 22 viteve e të vrarë nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të shtetit të Serbisë. Masakra e Studimës është një akt i gjenocidit që e ka bërë Serbia mbi popullin shqiptar të Kosovës, 116 shqiptar janë vrarë prej forcave të Serbisë duke mos kursyer as fëmijët, as gratë e as pleqtë, që tregon se qëllimi i qartë ka qenë shfarosja e popullit shqiptar të Kosovës, shumicën duke i dëbuar prej Kosovës, një pjesë të madhe duke i vrarë dhe masakruar për të shkaktuar tmerr mbi popullin e Kosovës, që në fund të serbizohej Kosova, që të spastrohej etnikisht… ne përveç që kemi pikëllimin që i kemi humbur më të dashurit tanë, një pjesë e madhe e popullit të Kosovës e ka edhe zemërimin për shkak që nuk ka pasur drejtësi këto 22 vite për këtë gjenocid që e ka përjetuar edhe populli i Studimes, i Vushtrrisë dhe krejt populli shqiptar i Kosovës”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe  spitalet…