Hoxha nga Peja: Mendoj se pejgamberi a. s. ka qenë shqiptar
09 maj 2021
| 20:54
Drilon Gashi, hoxhë i njohur nga Peja, sonte “n’Kosovë show” ka dhënë një deklaratë të paparë deri më tani. Ai ka thënë se pejgamberi a. s., i dërguari i Zotit siç njihet nga myslimanët, është shqiptar.
“Mendoj se pejgamberi a. s. ka qenë shqiptar. Ai nuk ka qenë arab dhe nuk ka qenë me pamje si të arabëve.
Ftoj historianët shqiptarë të merren me këtë çështje me rëndësi të madhe”, ka thënë hoxhë Gashi.



