Milani shpartallon Torinon, fitojnë Juventusi dhe Interi
Milani është kthyer në “makineri” golash në këtë fund sezoni. Skuadra e Piolit shpartalloi 7-0 Torinon, duke konfirmuar formën fantastike dhe pozicionimin në vendin e tretë. Theo Hernandez dhe Kessie ishin autorët e golave për kuqezinjtë në fraksionin e parë.
Në të dytë Brahim Diaz shënoi emrin në listën e shënuesve së bashku me Theo Hernandez. Më pas do të dilte në skenë Ante Rebiq, teksa sulmuesi kroat do të realizonte një tripletë personale për të turpëruar Torinon.
Juventus u rikthye te fitorja, duke mposhtur 3-1 Sassuolon. Ronaldo dhe Dybala gjetën golin e 100-të me fanellën bardhezi, ndërkohë që golin tjetër e realizoi Rabiot me një gjuajtje nga distanca. Interi, edhe pse i shpallur kampion, ka fituar 3-1 sfidën ndaj Romës. Brozovic, Vecino dhe Lukaku ishin autorët e golave, ndërkohë që Mkhitaryan shënoi një gol nderi. Atalanta bëri detyrën, duke fituar pastër 2-0 ndaj Beneventos për të ruajtur vendin e dytë.



