Hoxhaj: Qeveria s’diti ta organizojë një proces të thjeshtë vaksinimi

14 maj 2021 | 09:27

Enver Hoxhaj i PDK-së ka reaguar pas pamjeve nga Qendra e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku shihen dhjetëra qindra qytetarë.

Ai thotë se “Qeveria nuk ka ditur ta organizojë një proces të thjeshtë vaksinimi”.

Komenti i tij për këtë ngjarje:

Është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje. Të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, tani të shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur të organizoj një proces të thejshtë vaksinimi. Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program. Pa dije e përvojë për të ndihmuar qytetarët e saj. E dhimbshme. Shumë e dhimbshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrim Hysenaj Imer Salih Deliu lindi më 4 korrik të…