Këshilli Drejtues e konfirmon Lulzim Shoshin kryetar të Degës së PDK-së në Istog

15 maj 2021 | 20:15

Këshilli Drejtues e ka konfirmuar Lulzim Shoshin kryetar të Degës së PDK-së në Istog.

Po ashtu, Këshilli në mbledhjen e mbajtur sot, i ka dhënë mbështetje edhe Kryesisë së Degës së PDK-së në Istog. “Në këtë mbledhje, është diskutuar edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale, të cilat mbahen  në tetor të këtij viti. Lulzim Shoshi, ishte zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Istog në Kuvendin e rregulltë zgjedhor para dy vitesh. Një kopje e procesverbalit të kësaj mbledhje do t’i dërgohet Kryesisë Qendrore të PDK-së në Prishtinë”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…