Andrea Meza nga Meksika është zgjedhur “Miss Univers 2021”

17 maj 2021 | 12:00

Andrea Meza nga Meksika është kurorëzuar si Miss Universi për vitin 2021.

26 vjeçarja në një postim në Instagram ka ndarë disa imazhe nga ky moment emocionues, duke shkruar” Meksikë kjo është për ty”, transmeton Indeksonline.

Meza mundi 73 vajza të tjera përfshirë këtu edhe Miss Brazil Julia Gama.

“Jam e nderuar që jam zgjedhur në mesin e 73 vajzave të tjera të bukura me të cilat kam qëndruar sonte. Ishte një bekim të vendos kurorën e Miss Universe dhe shpresoj që kjo t’i shërbej botës për barazi edhe në vitin e ardhshëm”, tha ajo në një njoftim për shtyp.

Ajo përfundoi duke folur edhe për bukurinë.

“Ne jetojmë në një shoqëri e cila vit pas viti po përparon. Në ditët e sotme bukuria nuk është vetëm mënyra se si dukemi. Për mua, bukuria rrezaton jo vetëm në frymën tonë, por edhe në zemrat tona dhe në mënyrën se si sillemi. Asnjëherë mos lejoni që dikush t’ju thotë se nuk vleni”.

Meza do të zhvendoset në New York City “për të përfaqësuar markën dhe organizatat e ndryshme filantropike gjatë mbretërimit të saj”, tha Miss Universe Organization.

A

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…