Kosova po kryen stërvitje me ushtrinë amerikane, Serbia po e destabilizon rajonin me Kremlinin

23 maj 2021 | 13:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e amerikane.

Osmani përmes një postimi në “Twitter”, ka shkruar se derisa Kosova dhe vendet e rajonit po e bëjnë këtë, Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit duke bërë stërvitje ushtarake me ushtrinë ruse.

“Derisa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e SHBA-ve (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, ka shkruar Osmani.

 

Ka më shumë se një javë prej kur Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon operacione në kuadër të ushtrimit me amerikanët, i njohur si “Defender Europe 21”. Janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21” që në Kosovë ka filluar më 17 maj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Besa Famgas ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar. Skuadra pejane…