‘A po don me iu heq qafe Albini?’, Haradinaj qeshet: Prej Milloshit ia kanë nisë, e sot e shihni ende jam këtu
09 qershor 2021
| 21:54
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me akuzat që i’a bëri Kurtit për deklaratat e këtij të fundit për krimet në Ballkan.
I pyetur nga moderatori “A po do me iu heq qafe Albini?”, ai u përgjigj me të qeshur “shiqo për me më hek qafe, prej Milloshit ia kane nisë e sot e shihni ende jam këtu, nuk e di se çka do na sjell e ardhmja por nuk e kam hallin aty”, tha Haradinaj në Debat Plus, transmeton Periskopi.
Ai ndër të tjera shtoi, se dëmit dhe pasojave iu ka ekspozuar gjithë jetën e tij.
Kurti kishte balancuar krimet e bëra në Ballkanin Perëndimor përkundër narratives dominuese të deritashme se krimet e luftës ishin kryer nga Serbia.