Zafir Berisha: Xhelal Sveçla është më shumë se rrugaç

11 qershor 2021 | 07:54

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka komentuar reagimin e Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla të bërë ndaj incidentit të Policisë me veteranin e UÇK-së, Faik Fazliun.

“Nuk kam besu se Faiku ka mujt me sulmu Policinë, deri sa doli incizimi, i cili ishte skandaloz. Kulmi i poshtërsisë ka qenë kur ministri është kyç në këtë çështje, që s’ka pas nevojë sepse pozicioni i tij nuk e lejon atë, gjuha pastaj ka qenë skandaloze, dhe nga kush, nga një rrugaç tip ordineri”, tha Berisha në Kanal10.

Në pyetje se a është Sveçla rrugaç sipas tij?, Berisha tha:

“Ma shumë se rrugaç, ai madje mundet me kanë edhe perandor, ai me fol dhe dikujt me ju drejtu mos e prek policinë kur veç jemi dëshmitarë, ai ka shkatërruar institucione dhe tash i shet moralë dikujt ‘ka kaluar koha të fortit s’duhet me sulmu policinë’ ai nuk është dashtë mu përzi hiq”, tha Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara,…