Prindërit luftëtarë të UÇK-së, sot djemtë e tyre protestojnë në mbrojtje të UÇK-së

12 qershor 2021 | 13:12

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë sot është mbajtur një aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe në përkrahje të çlirimtarëve të vendit.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe djemtë e ish-luftëtarëve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt dhe Feratë Shalës.

Altin Krasniqi, Durim Limaj dhe Ermal Shala kanë bërë foto të përbashkët në protestën e sotme në përkrahje të çlirimtarëve.

Këtë foto e ka publikuar në rrjetet sociale vajza e Jakup Krasniqit, Gresa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet më të fuqishme të Evropës, duke u nisur nga…