Finlanda mposhti Danimarkën

12 qershor 2021 | 22:15

Finlanda ka shënuar fitore ndaj Danimarkës me rezultat minimal 0:1, në ndeshjen e parë të grupit B në Kampionatin Evropian.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 60-të nga Pohjanpalo.

Por, rezultati i kësaj ndeshje mbeti në rend të dytë. Kjo pasi futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen humbi ndjenjat në fushë pas sulmit që pësoi në zemër pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Menjëherë ndërhynë bashkëlojtarët e më pas edhe stafi mjekësor, duke ia rikthyer vetëdijen Eriksenit.

Ai u dërgua në spital dhe gjendja e tij është stabile.

Më pas, ndeshja vendosi të riniste në orën 20:30, aty ku ishte pezulluar.

Kështë, Finlanda debuton me fitore në Kampionat Evropian dhe merr përkohësisht primatin në grupin B.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot përfundoi dita e tretë dhe e fundit e Panairit…