Vuçiqi thotë se Kurti e pyeti se kur do ta njohë Kosovën, tregon përgjigjen që i dha

15 qershor 2021 | 12:53

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit ka thënë se u ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut.

“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut dhe shpresoj se kjo është një gjë e rëndësishme, e cila mund të garantojë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe gjithçka tjetër do të ishte e panevojshme për t’u komentuar”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve.

Sipas tij, delegacioni i Kosovës në ketë takim kërkon njohjen nga ana e Serbisë. “Ata kërkuan urgjentisht dhe menjëherë për të dëgjuar se kur do ta njohim pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Vuçiq.

I pyetur për takimin e parë “ballë për ballë me Albin Kurtin”, Vuçiq ka thënë: “Ai (Kurti) tha: Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën. Unë i thashë: Asnjëherë. (Dhe) ai shpërtheu”, ka deklaruar Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-skuadra kampione e Kosovës në futboll, Drita ka njoftuar të…