Drita konfirmon largimin e Brdarovskit
Ish-skuadra kampione e Kosovës në futboll, Drita ka njoftuar të martën se mbrojtësi Vladica Brdarovski do të largohet nga klubi, pasi i ka përfunduar kontrata.
Siç dihet skuadra gjilanase për këtë pozitë e ka transferuar mbrojtësin Përparim Islami, i cili në dy edicionet e fundit ishte pjesë e klubit të Feronikelit.
“Mbrojtësi i djathtë Vladica Brdarovski ka përfunduar kontratën me klubin dhe nuk do të jetë më pjesë e klubit. Brda erdhi një vit më parë nga ekipi i Vardarit të Maqedonisë së Veriut. Lëndimet e mbajtën jashtë fushës për më shumë se dy muaj ku arriti që të paraqitet vetëm në 17 ndeshje kampionale. Klubi jonë e falënderon Brdarovskin për kontributin e dhënë për klubin dhe profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dritës.
/Veton ZYMBERI/



