Haradinaj uron Gjilanin për Ditën e Çlirimit

15 qershor 2021 | 14:12

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Gjilanit me rastin e Ditës së Çlirimit të kësaj komune.

Haradinaj ka thënë se përulet me respekt para heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Gjilanit.

“Njerëzit e Gjilanit i dhanë shumë çështjes kombëtare në etapa të ndryshme dhe të rënda për shqiptarët. Sa herë kujtojmë aktivitetin dhe organizatat ilegale për çlirim kombëtar, është e pamundur të mos jenë prezent gjilanasit. Përpjekjet për lirinë e atdheut ishin të vazhdueshme. Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Kadri Zeka, Zijah Shemsiu, Agim Ramadani, Abdullah Tahiri dhe mijëra shqiptarë që pasuan idealin e lartë të lirisë, janë meritorët që ne sot festojmë Ditën e Çlirimit të Gjilanit.  Përulemi me respekt para sakrificës së heronjve, dëshmorëve e martirëve. Nderojmë kontributin e luftëtarëve të Brigadës 171 ‘Kadri Zeka’ dhe luftëtarëve gjilanas në tërë vendin. Urime Dita e Çlirimit, Gjilan!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti për raundin e parë të Ligës së…