Mbi 102 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër Covidit

15 qershor 2021 | 15:14

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar  se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar mbi 3 mijë persona kundër Covidit.

Sipas kësaj ministrie numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në mbi 102 mijë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë 205 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102 mijë e 598 doza të vaksinës. Deri më sot 11 mijë e 19 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania e nis me një sfidë “zjarri” aventurën në Kampionatin…