Deputetja e PDK-së thotë se është kërcënuar nga njëri prej anëtarëve të KShC-së

17 qershor 2021 | 13:33

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka bërë me dije se ka pranuar kërcënim nga njëri prej anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

Hoxha në seancën e Kuvendit ka thënë se dëshiron ta njoftojë edhe ministren e Arsimit për kërcënimin, por pa e specifikuar se kush nga anëtarët e ka bërë një gjë të tillë.

“Kam një sqarim dhe një shqetësim,  derisa po flisnim për KShC-në. Unë marrë kërcënime nga anëtarët e porsazgjedhur, vetëm desha që ministrja e Arsimit ta dijë këtë gjë”, ka thënë Hoxha.

Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar propozimin për emërimit të shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përhapja e shpejtë e variantit Delta i identifikuar së pari…