Ahmeti i reagon ashpër qeverisë, për padinë ndaj Malit të Zi
21 qershor 2021
| 20:44
Njohësi i çështjeve politike, Arben Ahmeti, ka reaguar pas padisë së Kosovës ndaj Malit të Zi, për 4.500 hektarë tokë.
Kjo çështje, siç thotë Ahmeti, ka qenë temë që është trajtuar e diskutuar që nga paslufta. Mirëpo, sipas tij, asnjëherë nuk është bërë publike për të marrë një grusht vota, për shkak që mos i dhënë një xhoker të fuqishëm kundër Kosovës, partive pro ruse dhe pro serbe në Mal të Zi.
Ahmeti thotë se një kërkesë e tillë është precedan i rrezikshëm për pretendimet ndërmarrjeve të ish-Jugosllavisë në raport me Kosovën.



