Sahatqija “godet” ministren Gërvalla: Nuk po zbret prej top listës së huqjeve
Ish-konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, ka reaguar pas gabimit të radhës të Ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla. Kjo e fundit ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s.
Kritikave të shumta u është bashkuar edhe Sahatqija, ish-zëvendësministre e Punëve të Jashtme. Ajo kërkon që ‘t’i ruhet fytyra Kosovës.
“Per hire te fytyres se shtetit, merrni dike qe ti shkruan postimet e qe i din se paku konceptet themelore!”, shkruan ajo në Facebook.
“Se MPJ nuk po zbret prej top listes se huqjeve”, vijoi Sahatqija.
Shkrimi i plotë i Teuta Sahatqija:
Eh moj diplomaci, moj diplomaci!
NATO nuk eshte UN!
Stoltenberg nuk eshte Sekretar Gjeneral i UN!
Per hire te fytyres se shtetit, merrni dike qe ti shkruan postimet e qe i din se paku konceptet themelore!
Se MPJ nuk po zbret prej top listes se huqjeve.
Përsëri ja huq Gërvalla, vendos flamurin e OKB-së në vend të NATO-s



