Kështu pritet të jetë moti në dy ditët e ardhshme
29 qershor 2021
| 15:50
Edhe gjatë dy ditëve të ardhshme temperaturat pritet të jenë të larta në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë celsius.
Sipas njoftimit të IHMK-së, të mërkurën pritet të jetë ditë më e nxehtë me temperatura maksimale 35-37 gradë celsius, ndërsa dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie maksimale për 3 deri në 6 gradë celsius, për shkak të vranësirave të cilat pritet të mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.
“Nuk përjashtohen mundësitë që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius”, ka njoftuar IHMK-ja.



