Haradinaj pret shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit, themel i demokracisë

29 qershor 2021 | 15:54

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Haradinaj ka thënë se me shefin e EULEX-it kanë biseduar për zhvillimet në vend dhe veçanërisht forcimin e sundimit të ligjit.

“Sundimi i ligjit është themel i demokracisë, pa të cilin nuk funksionojnë institucionet e shtetit e as vet shoqëria si tërësi”.

“Kosova është gjithherë e hapur për bashkëpunim me të gjithë që ndajnë me ne përvojat e tyre në sundimin e rendit dhe ligjit e sidomos me vendet e BE-së”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe gjatë dy ditëve të ardhshme temperaturat pritet të jenë…