Inspektorati i MINT kryen verifikimin e peshoreve në Gjilan, shqipton gjoba për parregullsi

01 korrik 2021 | 11:09

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), bashkë me Agjencinë e Metrologjisë, këtyre ditëve kanë kryer inspektime të mjeteve matëse (peshoreve), si dhe kanë bërë kontrollimin e dokumentacionit të këtyre operatorëve në qytetin e Gjilanit.

“Gjatë inspektimit, në tri peshore janë hasur parregullsi që nuk kanë qenë në përputhje me Rregulloren për Peshore Jo-Automatike (nuk kanë miratim të tipit).  Këto peshore janë larguar nga përdorimi dhe është kërkuar nga subjektet ekonomike për një afat të caktuar të dhënat nga inspektorët e mbikëqyrjes metrologjike, që të njëjtat duhet të zëvendësohen me peshore në përputhje me Rregulloren për Peshore jo-automatike”, është thënë në komunikatën e MINT.

Sipas kësaj komunikate, po ashtu janë kryer matje të bukës nëpër furra për ta verifikuar peshën e tyre në bazë të deklaracionit që e kanë prezantuar. “Një furrë është gjobitur, bazuar në normativat ligjore,  për shkak të mos përputhjes së peshës së bukës me deklaracionin, që e ka prezantuar për blerësit.

Gjatë inspektimit, Inspektorati i Tregut ka shqiptuar dy gjoba për flamujt e origjinës, që nuk kanë qenë të vendosur në produkte.  Inspektime të tilla janë duke ndodhur në vazhdën e punës së Ministrisë së  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për mbrojtjen e konsumatorit dhe për të krijuar siguri në treg. Mbrojtja e konsumatorit mbetet prioritet i Ministrisë së  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që qytetarët të sigurohen të marrin aq sa paguajnë”, është thënë në fund të komunikatës.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” kryetari i partisë…