Dauti i del në krah Molliqajt: Vetëm më të fortë po të bëjnë, miku im Dardan

17 korrik 2021 | 01:05

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës e kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “facebook”, ka reaguar ndaj arrestimeve të dhunshme të aktivistëve të PSD’së nga Policia e Kosovës.

Haradinaj ka postuar një fotografi me kreun e PSD’së, Dardan Molliqajn, ku ndër tjera i ka thënë “Vetëm më të fortë po të bëjnë, miku im Dardan”.

Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe vetë Molliqaj, ndaj të cilit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Pas aksionit policia ka arrestuar tetë aktivistë të PSD’së, të cilët kanë protestuar sot kundër tarifës prej pesë eurove të vendosur nga qeveria.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë Kosovare…