“Aksioni për kthimin e shtetasve të Kosovës nga Siria u bë me ndihmën e ShBA-së”

19 korrik 2021 | 12:49

Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur konferencë për media lidhur me kthimin në Republikën e Kosovës së 11 qytetarëve nga zonat e konfliktit në Siri.

Ministri Xhelal Sveçla, ka treguar se më 17 korrik Qeveria e Kosovës me ndihmën e ShBA-së ka kthyer 11 shtetas kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri.

“Me datën 17 korrik 2021 Qeveria e Kosovës me ndihmën e ShBA-së ka kthyer nga Siria 11 qytetarë. Falë nivelit të lartë profesional të institucioneve të vendit ky proces është realizuar karshi parametrave”.

“Si ministër do të doja që të gjithë personat që kanë marr pjesë në luftimet që kanë kryer krime do të dalin para drejtësisë. Qeveria mbeten të përkushtuar në shërbimin ndaj qytetarëve të vet”, ka thënë Sveçla.

Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se nga 11 personat që janë kthyer nga Siria, 6 prej tyre janë burra, një grua dhe katër fëmijë. Sipas tij deri më tani janë kthyer 253 persona.

“Policia e Kosovës me kohë ka identifikuar kërcënimet që paraqesin ideologji ekstremiste. Falë angazhimeve situata aktuale e sigurisë është më ndryshe për ndalim nga ajo në 2013/14”.

“Policia e Kosovës pas një angazhimi disa mujor ka finalizuar operacionin për kthimin e qytetarëve nga zonat e konfliktit dhe kanë filluar tash e disa muaj. Gjatë këtij operacioni janë kthyer 11 personave 6 burra, 1 grua dhe katër fëmijë”.

“Të gjithë personat i janë shtruar ekzaminimit shtetërore dhe 3 prej tyre kanë nevojë për trajtim të mëtutjeshëm. 253 persona janë kthyer deri më tani”, ka thënë ai, duke  u kursyer të përgjigjet se sa është numri i kosovarëve që janë vrarë në zonat e konfliktit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UNICEF-i dhe USAID-i zgjerojnë partneritetin për komunikim dhe informim në…