Një i vdekur dhe 15 raste të reja me Covid
20 korrik 2021
| 15:12
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të reja të infektimit me Covid-19.
Gjatë kësaj periudhe kohore është raportuar një rast i vdekjes nga koronavirusi.
“Nga 2.144 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.549. Në total numri i rasteve aktive është 107”, ka njoftuar ministria.



