Chelsea mendon rikthimin e Hazardit

23 korrik 2021 | 11:20

Chelsea është gati të hidhet në merkato. Klubi londinez po konsideron rikthimin e yllit belg, Eden Hazard.

Real Madridi nuk duket të jetë pengesë, pasi belgu nuk ka dhënë më të mirën e tij në “Santiago Bernabeu”, i kushtëzuar edhe nga dëmtimet sistematike. Për t’u liruar nga shërbimet e Hazardit, Real Madridi kërkon së paku 60 milionë euro.

Në rast largimi nuk dihet se cili do të jetë zëvendësuesi i tij në Madrid, por këtë merkato madrilenët kanë pasur “rrjedhje” me largime si Sergio Ramos dhe Raphael Varane (për të cilin mungon vetëm zyrtarizimi te Manchester Unitedi).

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtoresha…