Rekord fluturimesh në Aeroportin “Adem Jashari, 130 vetëm gjatë ditës së sotme

23 korrik 2021 | 16:52

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ASHNA ka njoftuar se sot janë planifikuar rekord operimesh në aeroportin “Adem Jashari”.

130 operime do të realizohen gjatë ditës së sotme, duke shënuar kështu një rekord të ri.

Përveç 8 operimeve, gjithë të tjerat janë operime komerciale.

Që nga fillimi i korrikut, numër i madh i bashkatdhetarëve kanë ardhur nga diaspora, ndërsa pritet që edhe javëve në vazhdim të ketë rekord të ardhjes së diasporës në Kosovë.

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi koordinues ndërministror për të drejtat e njeriut në republikën…