Çfarë emocionesh, çfarë gëzimi e krenarie!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Distria Krasniqin që i solli Kosovës, Medaljen e Artë Olimpike.
“E mbaj mend Distrian si një 16 vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo – jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. Dhe ajo sot e arriti këtë!”, ka shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë i tij.
Çfarë emocionesh, çfarë gëzimi e krenarie! Urime Medaljen e Artë Olimpike Distria! Urime Kosovë e dashur!
Një ngjitje e jashtëzakonshme drejt së artës olimpike. E mbaj mend Distrian si një 16 vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo – jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. Dhe ajo sot e arriti këtë!
Të lumtë Distria! Falemnderit për këto emocione, falemnderit për medaljen e dytë të artë olimpike për vendin tonë. Falemnderit mjeshtrit të papësëritshëm Toni Kuka.



