Kondirolli theu rekordin personal, por nuk kualifikohet tutje në ‘Tokyo 2020’

27 korrik 2021 | 14:08

Olt Kondirolli ka përfunduar garimin e tij në not 100 metra stil i lirë. Ai garoi në grupin e pare dhe përfundoi në vendin e dytë me kohë 54:33.

Ai arriti të thyente rekordin e tij personal, por fatkeqësisht nuk ia doli të kualifikohej në gjysmëfinale.  Bateritë tjera patën garues me kohë më të shpejtë dhe kështu notarit kosovar iu pamundësua kualifikimi në mesin e 16 notarëve më të mirë.

Nga 70 garues sa morën pjesë, Olt Kondirolli u rendit i 64-ti, pasi që bateria e tij ishte më e ngadalshmja. Kondirolli ishte garuesi i tetë i Kosovës që garon në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Pas tij, në ditët në vijim do të garojnë edhe Musa Hajdari, Loriana Kuka dhe Egzon Shala.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një person është raportuar i vdekur, sipas televizionit Welt, si…