Një fëmijë i moshës 6-vjeçare ka vdekur në Gjilan

05 gusht 2021 | 11:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë i moshës 6-vjeçare ka vdekur në Verbicë të Gjilanit.

Sipas njoftimit të policisë, fëmija ka vdekur si pasoj e plagëve të pësuara aksidentalisht nga rrëzimi i dyerve të metalit

Njoftimi i plotë i policisë:

Me 04 gusht 2021 rreth orës 11:11, policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në fshatin Verbicë e Kmetovcit komuna Gjilan është lënduar një fëmijë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësiti patrollues me udhëheqësin e ndërrimit. Nga hetimet e para dyshohet se dyert e metalit të oborrit të shtëpisë ishin rrëzuar aksidentalisht dhe kishin lënduar një fëmijë të moshës gjashtë vjeç, të lënduarit fillimisht i është ofruar ndihma e parë në një spital privat. Sipas raporteve të mjekut gjendja e viktimës ishte e rëndë dhe se i njëjti është dërguar me urgjencë në QKUK, në Prishtinë për tretman të mëtejmë. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve si pasoj e plagëve të pësuara aksidentalisht nga rrëzimi i dyerve të metalit, nga QKUK na kanë njoftuar se fëmija ka vdekur. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i Krimeve të rënda si dhe inspektori i punës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një tubimi për protestuesit e Hong-Kongut në kryeqytetin Vilnius…