Arrestohen dy persona për zjarrvënie në Vlorë dhe Sarandë

10 gusht 2021 | 11:28

Dy persona, një në Vlorë një në Sarandë janë arrestuar nga policia për zjarrvënie.

Në pranga ka rënë 41-vjeçari G.M., banues në fshatin Tragjas, pasi dyshohet se ka djegur një sipërfaqe 1500 m2 me shkurre dhe rreth 20 rrënjë ullinj, në këtë zonë.

Gjithashtu një tjetër person është arrestuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Uniformat blu kanë bërë me dije se është vënë në pranga 23-vjeçari Sh.L., banues në Sarandë pasi ka djegur me zjarr një sipërfaqe kullote në fshatin Shelegas./abcnews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve…