“TIFOZAT KUQ E ZI” MBAJNË FJALËN KUNDËR BREGOVIQIT

16 gusht 2021 | 15:26

Grupi i tifozëve të kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kalon në vepër kërcënimin e javës së kaluar.

Anëtarë të saj kanë qëlluar zyrat e Bashkisë së Korçës, si paralajmërim për aksione tjera që kanë për qëllim të ndalojnë pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit në festivalin e birrës. Grupi thotë se nuk heq dorë nga qëllimi i shpallur.

Në faqen e tyre zyrtare “Tifozat Kuq e Zi” deklaruan: “Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”.

May be an image of outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikja e Lionel Messit pa dyshim se ka lënë zbrazëtirë…