Vdes mjekja Sevdije Korça, ishte e infektuar me coronavirus

21 gusht 2021 | 10:27

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare bëri të ditur se ka vdekur Sevdije Korça, mjeke në Qendrën e Mjekësisë Familjare Mati 1.

Doktoresha Korça ishte e infektuar me coronavirus.

Edhe një humbe beteje me Covid 19.

Sot më 21.08.2021 me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e Dr. Sevdije Korça. Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë kolegëve e në veçanti stafit të QMF Mati 1, të cilët ndanë një pjesë të jetës dhe punës bashkë!”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë…