Njësia Speciale bastis banesën e Dardan Krivaqës

23 gusht 2021 | 21:28

Njësia Speciale e Policisë ka hyrë në një banesë në Ferizaj në rrugën “Kemajl Hetemi”.

Indeksonline mëson se në banesën që ka hyrë Policia, po shërben si një lloje piste për rastin e vdekjes së 20 vjeçares dje, M.O.

Ky kontroll ka ndodhur pasi ka pasur informata se i dyshuari mund të gjendet në atë perimetër por deri më tani nuk ka asnjë shenjë për vendndodhjen e të dyshuarit të dytë i cili që nga dita e djeshme është në arrati në lidhje me vrasjen e 18 vjeçareje.

Policia ende është në kërkim të Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor për vrasjen e të ndjerës.

Bastisja e policisë ka ndodhur një ditë pas vrasjes të së ndjerës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli është skuadra e vetme që në javën e parë…