KQZ-ja refuzon certifikimin e 160 kandidatëve që garojnë për zgjedhje lokale

24 gusht 2021 | 17:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar certifikimin e 160 kandidatëve që garojnë për zgjedhje lokale.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pas verifikimeve nga institucionet e sigurisë, ka rezultuar se 30 subjekte politike kanë kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret.

“Janë 160 kandidatë nga lista prej më shumë se 5 mijë të tillë që kanë kërkuar certifikim, por që kanë së paku një dënim në tri vitet e fundit”, ka deklaruar Elezi.

Elezi ka thënë se këta kandidatë që kanë dënime për vepra penale në tri vitet e fundit janë edhe në garën për kryetarë të komunave edhe për asamble komunale.

Megjithatë, ai nuk ka treguar emrat e kandidatëve që janë refuzuar të certifikohen.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25.08.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë  1.…