Sot pritet të arrijë në Kosovë grupi i dytë i refugjatëve afgan
30 gusht 2021
| 09:06
Një grup tjetër prej refugjatëve afganë pritet që të arrijnë sot në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur, gjatë një konference për media, mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se koha e saktë se kur do të arrijnë varet nga organizimi i aleatëve ndërkombëtarë.
“Fluturimet e ardhshme pritet të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterrimet e ardhshme. Është çështje organizimi i aleatëve tanë sa i takon fluturimeve apo nisjeve të avionëve të tyre për në Kosovë”, ka thënë Sveçla.



