Reagon Lenjani pas raportimeve për ngritjen e aktakuzës kundër tij

30 gusht 2021 | 16:40

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK-së, Basri Lenjani, ka reaguar në lidhje me raportimet në media për ngritjen e aktakuzës për shkak “mos raportimit ose raportimit të rremë të pasurisë”.

Ai ka thënë se gjatë raportimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë një gabim teknik me rastin e plotësimit të formularit.

“Po ju premtojë dhe garantojë se është  një gabim teknik por jo i qëllimshëm, por nga pakujdesia e ime si dhe nga ngarkesa e punës në Kliniken Emergjente të QKUK-së dhe këtë e dëshmojë para gjykatësit në gjykatë dhe do të dëshmohet pafajësia ime. Personalisht, ndjehem  i prekur në dinjitet njerëzor, profesional dhe familjar”, është thënë në reagimin e Lenjanit.

Reagimi i plotë i Lenjanit:

REAGIM PUBLIK

Të nderuar qytetarë,

Sot siç jeni informuar në mëngjes nga portalet të shumta se sot është ngritur një aktakuze ndaj meje;

Ju njoftojë për hir të korrektësisë se pas një gabimi tim teknik e të cilën do të sqarojë si në vijim; se të gjitha  mjetet financiare janë legale e të transferuara nga institucioni ku punojë dhe janë transferuar  përmes  xhirollogarisë e të cilën e kam dëshmuar në AKK. Kurse sa i përket të ordinancës së gruas me emrin  “OS ORAL DENT” i regjistruar me numër të biznesit 810152728 moslajmërimi është bërë si pasojë e gabimit teknik dhe mbingarkesës në punë dhe të gjitha detyrimet tatimore janë kryera dhe mund të verifikohen përmes ATK-së.

Po ju premtojë dhe garantojë se është  një gabim teknik por jo i qëllimshëm, por nga pakujdesia e ime si dhe nga ngarkesa e punës në Kliniken Emergjente të QKUK-së dhe këtë e dëshmojë para gjykatësit në gjykatë dhe do të dëshmohet pafajësia ime.

Personalisht, ndjehem  i prekur në dinjitet njerëzor, profesional dhe familjar.

Me respekt

Prof. Asoc. Basri Lenjani MD.PhD

Prishtinë 30.08.2021

Aktakuzë ndaj drejtorit të Emergjencës në ShSKUK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovë - Nga sot, Galaxy Z Fold3 5G dhe Galaxy Z…