Mbi 26 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

31 gusht 2021 | 08:12

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje se në 24 orët e fundit kanë vdekur 20 qytetarë nga Covid-19 dhe janë konfirmuar edhe 932 raste të reja me ketë virus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 7.384 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Numri më i lartë i të infektuarve i përket grupmoshës 30-39 vjeç, përkatësisht 191 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 962 qytetarë, ndërsa raste aktive aktualisht janë 26,525.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar dje se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.250 pacientë. Prej tyre 1.142 janë të konfirmuar me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshorti i Venera Llunji, kandidates për deputete nga Vetëvendosje, Blerim…