Kërkohet vaksinimi i gjithë trupave zgjedhor për zgjedhjet e 17 tetorit

02 shtator 2021 | 14:28

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) do të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë vaksinimin e të gjithë trupave zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka deklaruar se shumë shpejt do ta përgatisin planin për zgjedhjet në përputhje me masat anti-Covid.

Në mbledhjen e KQZ-së, ai ka njoftuar se vazhdimisht u është bërë thirrje stafit të KQZ-së, duke e përfshirë edhe stafin jo permanent që është i angazhuar në këto zgjedhje të vaksinohen.

“I gjithë stafi i sekretariatit, përmes drejtorëve të departamenteve, janë njoftuar se nga data 13 shtator e tutje nuk do të mund të hyjnë në objektet e KQZ-së pa e pasur një dëshmi se janë vaksinuar”, ka deklaruar Ahmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka…