Kadrijaj i kundërpërgjigjet Abazit për ambasadorët: Kjo qeveri është dështim total!

03 shtator 2021 | 14:41

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, i është kundërpërgjigjur kryetari të këtij komisioni, Haki Abazi, i cili ka akuzuar opozitën për sabotim të procesit për caktimin e ambasadorëve.

Kadrijaj ka thënë se sigurimi i kuorumit nuk është detyrë e opozitës, por partisë në pushtet. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se nuk ka dashur të bëhet pjese e dështimit të politikës së jashtme të Qeverisë Kurti.

“Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme për intervistim të kandidatëve për ambasadorë. Ky proces është konfidencial dhe nuk duhet të bëhet publik.  Kryetari i komisionit në pa mundësi të sigurimit të deputetëve të pozitës që në komision janë 7, në krahasim me opozitën që ka vetëm 4 deputetë, e ka prishur konfidencialitetin dhe me ka akuzuar mua se kam sabotuar mbledhjen e komisionit bashke me deputeten e PDK-së. Sigurimi i kuorumit është detyrë e pozitës dhe unë nuk kam dashur të bëhem pjesë e dështimit të politikës së jashtme të qeverisë. Ambasadorët janë shkarkuar prej mesit të muajit maj e tash jemi në fillim të shtatorit. Kjo qeveri është një dështim total!”, ka shkruar Kadrijaj në llogarinë në “Facebook”.

Pozita akuzon opozitën për sabotim të procesit për caktimin e ambasadorëve  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) nuk ka plane që ta njohë Qeverinë…