Këshilltari i Osmanit jep sqarime për ftesën ndaj partive politike

11 shtator 2021 | 19:15

Artan Murati, këshilltar i presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ka sqaruar se subjektet politike janë ftuar në takim konsultativ.

Murati thotë se takimi është thirrur për të diskutuar për opinionin dhe rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike lidhur me procesin zgjedhor.

“Kush lexon drejt, e kupton që subjektet politike janë ftuar në takim konsultativ, për të diskutuar për opinionin dhe rekomandimin e IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor. Pra, për të diskutuar. Si e para e shtetit, është e natyrshme që Presidentja të konsultoj subjektet politike për çështje e tema me rëndësi, e sidomos kur bëhet fjalë për jetën e njeriut. Kjo është ftesa. Kaq”, ka shkruar Murati në rrjetin social “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendosja e masave të reja kufizuese për kalimin e kufirit…