Fshati kulturor Katara në Katar

11 shtator 2021 | 22:29

Shkruan: Elmedina Ismajli

Katara është emri i vjetër i përdorur për t’iu referuar gadishullit Katarit hartat gjeografike dhe historike nga viti 150. Emri Katara u shfaq për herë parë hartat e Claudius Ptolemeut vitin 150, dhe pas u shfaq në Atlasin e Historisë Islame, ku hartat identifikuan popujt e Gadishullit Arabik mesin e shekullit dytë, po ashtu me këtë emër u përdor në hartat gjeografike dhe historike në fillim të shekullit të tetëmbëdhjetë,  në një hartë franceze për bregdetin e Gadishullit Arabik, ku emri Katara ishte shkruar në Katara në vend të Catara. Tani fshati Kulturor Katara është projekti më i madh kulturor shumëdimensional në Katar. Një vend ku njerëzit mblidhen për të përjetuar kulturat e botës, me teatro të bukura, salla koncertesh, galeri dhe objekte moderne, Katara synon të bëhet një udhëheqëse globale në aktivitetet multikulturore.

Kjo zonë kulturore tani më është kthyer në një zonë turistike e klasit të parë në shtetin e Gjirit të Katarit, dhe një nga vendet më të famshme të vizitave moderne, e cila vizitohet nga e gjithë bota.

Fshati Kulturor Katara u hap në tetor të vitit 2010 gjatë Festivalit të Filmit në Doha Tribeca, të cilin fshati e ka pritur që atëherë, dhe TEDx-në. Ate e plotësojnë objekte të ndryshme kulturore si:

Xhamia e Madhe Katara, e cila është një kryevepër arkitektonike,ecila i atribuohet projektuesit ndërkombëtar të xhamisë turke, ZeynepFadiloglu. Ndërsa dekorimi i saj u krye nga një numër specialistësh restaurimi të ardhur nga Pallati Dolmabahqe në Stamboll.

Në fshatin Katara gjejm disa organizata të Katarit që kan selitë qëndrore në këtë fshat, ndër to janë: Shoqëria e Inxhinierëve në Katar, Shoqëria e Katarit për Arte, Shoqëria Foto Katari, Qendra Kulturore për Fëmijë, Këshilli i Poetëve,. ShoqëriaTeatrore dhe Filarmonia e Katarit. Ndërtesat dhe objektet në Katara janë rregulluar jo rastësisht në mënyrë që të duken dhe të ndjehen si kultur tradicionale e Katarit. Ajo udhëhiqet nga Dr. Khalid bin Ibrahim Al-Sulaiti, drejtor i përgjithshëm i Fshatit Kulturor Katara.

Katara ndodhet në një zonë bregdetare,pranë plazhit turistik është një nga atraksionet më të mira për t’u vizituar në Doha.

Ajo dallohet nga kombinimi i argëtimit, kulturës, turizmit dhe bukurisë natyrore në një vend, dhe përbën një vend takimi për intelektualët, artistët dhe turistet.

Me plazhin e ngrohtë me rërë të lagjes për të shijuar sporte freskuese të ujit ose për të ecur në brigjet e plazhit, gjithashtu në te gjeni disa nga atraksionet

arkeologjike që shpalosin historinë e këtij rajoni të rëndësishëm në brigjet e Gjirit Arab.

Amfiteatri

Amfiteatri me 3,275 metra katrorë, i stilit klasik grek pasqyron ndikimet islame, veçanërisht në hyrjet e tij të harkuara. Akomodon deri në 5000 spektatorë, ofron pamje të detit nga njëra anë dhe fshatit kulturor nga ana tjetër.

Parku Katara

Në veri dhe jug të fshatit kulturor, shtrihen parku Katara  dhe përmba një shumëllojshmëri të bimëve dhe luleve sezonale aromatike, përveç shumë pemëve shumëvjeçare, me gjelbërim të përjetshëm dhe me rritje të shpejtë të formave dhe madhësive të ndryshme, të cilat kanë një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur me kushtet mjedisore lokale të temperaturave të larta që përfshijnë këtë vend. Aty është palma e Uashingtonit, e gjatë dhe shumëvjeçare, me origjinë amerikane, me një formë të veçantë. Gjithashtu pema Sidr, me origjinë arabe, me bukuri dhe madhështi madhështore, me hijen e saj të zgjatur, trungje të degëzuar, gjethe të dendura, lule të vogla të bardha të gjelbërta e shumë tjera.

Sa i përket rrugëve të fshatit kulturor, ato janë rrugë të ngushta që sjellin kujtime të kohëve të lashta. Secila prej këtyre rrugëve të çon në një pikë referimi të vendit, dhe Rruga Shekspir është rruga më e famshme në Katara.

Plazhi Katara është një nga atraksionet e njohura në Fshatin Kulturor ku ka aktivitete për fëmijë dhe familje çdo  gjatë fundjavave, lojëra në plazh dhe udhëtime me varkë dhe gondolë ose të provojë ndonjë peshkim dhe not. Po ashtu plazhi ka një zonë me një numër restorantesh dhe kafenesh të ndryshme që shërbejnë një shumëllojshmëri ushqimesh. për t’u çlodhur dhe shijuar peizazhin e bukur.

Fshati Kulturor kërkon të kontribuojë në realizimin e planit Katari 2030 dhe të arrijë lidership dhe globalizim në aktivitete të ndryshme kulturore. Katara organizon rregullisht një numër aktivitetesh të ndryshme, të tilla si  punë arti, shfaqje filmash, aktivitete për fëmijë dhe shumë tjera. Gjithmonë ndodh diçka e re në Fshatin Kulturor, i cili tërheq vazhdimisht vizitorë nga e gjithë bota.

Elmedina Ismajli

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pak ditë më parë, Kylie Jenner, vendosi që të…