Tahiri e quan të palogjikshme kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është propozuar që të diskutohet më shumë për situatën epidemiologjike në vend.
Sa i përket propozimit të shtyrjes së zgjedhjeve, Tahiri ka thënë se kjo kërkesë bie ndesh me praktikat kushtetuese.
“Kjo kërkesë është e palogjikshme dhe bie ndesh me praktikat kushtetuese. Ndërlidhja me Podujevë, është e pagabueshme sepse atje ka ekzistuar një nënkryetar dhe asambleja komunale. Siç dihet ka një drojë nga qeveri”, ka thënë Tahiri.
Kurse për hapjen e arkivave të UÇK-së, Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë falje.
“Janë disa temë të këtij vendi që lidhen me historinë e lavdishme, e ajo është lufta për liri, që është vlera e këtij shteti”.
“Qeveria duhet të ketë shumë kujdes kur flet për këtë temë, por ka tema tjera që duhet të merret siç është reciprociteti. Kjo është gabim substancial dhe duhet të kërkojë falje që është hapur kjo temë”, ka thënë Tahiri.



