Mësohet data e votimit të qeverisë “Rama 3” në Kuvend

15 shtator 2021 | 13:07

“Top Channel” ka mësuar socialistët në parlament do t’i propozojë konferencës së kryetarëve mbledhjen e parlamentit të enjten, më 16 shtator, për të votuar në Kuvend qeverinë “Rama 3”.

Përpara betimit në presidencë, kryeministrit i duhet të marrë votëbesimin në parlament përmes një seance të posaçme nga ku do të prezantojë programin e qeverisë.

Kjo pritet të jetë një seancë e gjatë dhe me debate pasi çdo ministër do të paraqesë programin e ministrisë që do të drejtojë e t’i përgjigjet pyetjeve nga opozita.

Kjo seancë zhvillohet përpara kësaj të diele të 19 shtatorit pasi kryeministri udhëton drejt New York-ut për të marrë pjesë në punimet e asamblesë vjetore të OKB-së.

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta dekretoi pa asnjë hezitim të gjithë emrat e propozuar si ministra nga Edi Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Epik e ka quajtur Procesin e Berlinit, test të…