Zyrtare: Prishtina transferon Besart Berishën

15 shtator 2021 | 13:07

Sulmuesi veteran Besart Berisha edhe zyrtarisht është futbollist i Prishtinës. 36-vjeçari ka një karrierë mjaftë të pasur ku ka luajtur në shumë klube të mëdha, derisa është paraqitur edhe për Shqipërinë dhe Kosovën. Ai ka shënuar rreth 200 gola në karrierën e tij futbollistike, derisa përvoja e tij do të jetë e mirëseardhur për Prishtinën dhe futbollin e Kosovës.

Ish-sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë, Besart Berisha është transferi i fundit dhe me i madhi nga skuadra e Prishtinës për edicionin 2021/22.  Lajmin për transferimin e sulmuesit e ka bërë të ditur vet klubi bardhekaltër në faqen zyrtare në “Facebook”.

Berisha regjistroi 17 paraqitje për Shqipërinë dhe realizoi 1 gol, derisa për Kosovën është paraqitur vetëm në një ndeshje. Kampionia në fuqi krenohet me përvojën e madhe që ka Berisha në futbollin evropian dhe botëror, prandaj janë optimist se kjo përvojë do t’i shërbejë gjithë skuadrës në rrugën drejt arritjes se objektivave.

“Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina.Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha është përforcimi më i ri i skuadrës tonë. Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Berisha ka luajtur në futbollin e Gjermanisë me Hamburgun dhe Arminia Bielefeld, derisa karrierë të suksesshme ka bërë edhe në Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi dhe Japoni.

 

/Veton ZYMBERI/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Top Channel” ka mësuar socialistët në parlament do t’i propozojë…