Përfaqësues të katër federatave përfundojnë kursin për administratorë të sportit

19 tetor 2026 | 11:00
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), përmes Akademisë Olimpike (AO), organizoi kursin për administratorë të sportit, ku morën pjesë përfaqësues të federatës së volejbollit, triathlonit, padelit dhe boksit.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit trajtuan tema që lidhen me administrimin dhe menaxhimin e organizatave sportive. Përmes punës në grupe, prezantimeve dhe diskutimeve interaktive, ata patën mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e administrimit sportiv.
Ligjërues në këtë kurs ishin: Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, Ibër Alaj (MEMOS XIX), anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Stavri Bello, si dhe koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi
Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata të lëshuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se…