Stefanoviq: Ka skaduar marrëveshja për targat e veturave, Serbia po gënjen

20 shtator 2021 | 16:40

Ish-shefi i delegacionit të Serbisë në dialogun Kosovë, Borko Stefanoviq, ka konfirmuar se marrëveshja për targat e veturave ka skaduar.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka akuzuar pushtetin serb, duke thënë po i gënjejnë qytetarët serbe.

“Marrëveshja është arritur më 2011 që qytetarët me targa të Kosovës duhet të vënë targa të përkohshme në momentin kur futen në Serbi. Më 2016, Vuçiqi dhe Daçiqi pranuan se kjo vlen edhe pesë vjet. Kjo tash ka skaduar. Po gënjen regjimi juaj. Shpjegojani serbëve në Kosovë se si i ‘mbroni’”, ka shkruar Stefanoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsoren e…