Selakoviq falënderon Armeninë për mosnjohjen e Kosovës
23 shtator 2021
| 08:37
Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq është takuar me ministrin e Jashtëm armen Ararat Mirzoyan në New Jork dhe e informoi atë mbi situatën aktuale në Kosovë.
Sipas ministrisë së Jashtme të Serbisë, Selakoviq e ka njoftuar homologun nga Armenia për reciprocitetin e Kosovës ndaj Serbisë për target e veturave, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv.
Ai falënderoi Armeninë për siç tha “qëndrimin e saj parimor në çështjen e Kosovës dhe mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.



