Qorraj viziton klubin e Hendbollit ‘Deçani’, premton kushte më të mira për sportistët

23 shtator 2021 | 10:40

Kandidatja për kryetare të Komunës së Deçanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardiana Qorraj, ka vizituar klubin e Hendbollit “Deçani”, ku është takuar me drejtuesit e këtij klubi.

Qorraj ka theksuar se ky klub ka rrugëtuar sukseshëm dhe ka mbijetuar gjatë, e me suksese të mëdha në historiatin e sportit deçanas.

“Si ish sportiste, e di mirë dhe e njoh kontributin e secilit që ka dhënë shumë nga vetja. Edhe klubi i Hendbollit ‘Deçani’ ka nxjerrë me dhjetëra gjenerata henbolliste, që kanë arritur suksese të mëdha në nivel shteti. Pata kënaqësinë që bashkë me kandidatët për Kuvendin Komunal Ibrahim Daci, Arbnora Dervishaj dhe Albana Ademaj, të njihemi për së afërmi me sfidat e Bacës Dylë, që mjerisht janë sfida të vjetra, se nëpër të njëjtat gjëra kam kaluar edhe unë kur mbaja mbi supe tituj të kampiones në tenis”, ka thënë Qorraj.

Qorraj ka theksuar se me ardhjen e PDK-së në qeverisje në Deçan, sportistët do të kenë përkrahje më të madhe financiare.

“Ka ardhur koha e PDK-së në Deçan, ku sportdashësit, sportistët dhe trajnerët nuk duhet ta kenë më brengë mbështetjen financiare, e sidomos terrenet sportive. Sporti ka qenë krenaria e Deçanit, e PDK-ja ka me bo shumë për sportin deçanas pas 17 tetorit”, ka thënë kandidatja e PDK-së për kryetare të Deçanit, Ardiana Qorraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejt Ministrisë së Bujqësisë janë nisur një numër i madh…